21:19 / E Shtunë, 10 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Tottenham shënon fitore dhe thyen rekord në Premier Ligë

Tottenham ka mposhtur me rezultat të ngushtë prej 0-1 skuadrën e Crystal Palace.

Golin e vetëm dhe të fitores për londinezët e ka shënuar i riu Foyth në minutën e 66-të.

Ai bëhet lojtari i 146-të që shënon për Totenhemin në Premier Ligë. Asnjë skuadër tjetër në historinë e Premier Ligës nuk ka shënuar me kaq shumë lojtarë të ndryshëm.

Kjo fitore e ngjit përkohësisht Totenhemin në vendin e katërt, duke parakaluar përkohesisht Arsenalin. /IndeksOnline/