75 Mall Live Search
15:22 / E Shtunë, 02 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Tottenham shënon fitore të mundimshme, kalon Cityn në tabelë!

Ekipi i Tottenham përkundër mungesave të mëdha po arrit të shënoj fitore në Premier Ligë.

Ata arritën të fitojnë kundër Newcastle me rezultat 1:0, transmeton Indeksonline.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 0:0, përkundër dominimit të madh të londinezëve.

Edhe në pjesën e dytë Spurs dominoj ndeshjen dhe kjo iu shpërblye në fund.  Në minutën e 83-të, Son shfrytëzoi asistimin e Llorentes për të kaluar në epërsi ekipin e tij. Me rezultat 1:0 u mbyll ndeshja.

Pas këtyre tre pikëve, Tottenham pozicionohet e dyta me 57 pikë, një më shumë se Manchester City por që këta të fundit kanë një ndeshje më pak.

Me këtë humbje Newcastle pozicionohet e 14-ta me 24 pikë./Indeksonline/