75 Mall Live Search
23:02 / E Premte, 15 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Tottenham vazhdon me fitore, mposht Nottingham Forestin

Skuadra e Tottenhamit ka vazhduar me fitore në Premierligën angleze.

Pas fitores javën e kaluar ndaj Newcastle United, ”Spursat” sonte mposhtën në udhëtim skuadrën e Nottingham Forestit, me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.

Richarlison shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 45+2.

Golin e fitores për Tottenhamin e shënoi Dejan Kulusevski në minutën e 65-të.

Pesë minuta më vonë, skuadra e drejtuar nga Ange Postecoglou mbeti me një lojtarë më pak, pasi Yves Bissouma u ndeshkua me karton të kuq.

Pavarësisht se Nottingham kishte epërsinë numerike në fushë, rezultati në 20 minutat e mbetura nuk ndryshoi.

Me këtë fitore, Tottenham mbetet në vendin e pestë në tabelë me 33 pikë, ndërsa Nottingham Forest është në vendin e 16-të, me 14 pikë të grumbulluara./IndeksOnline/