75 Mall Live Search
20:52 / E Enjte, 03 Tetor 2024 / Gj. Sh

Tottenham vazhdon me fitore në Europa League, fiton në udhëtim ndaj Ferencvarosit

Tottenham ka marr tre pikë të reja në Europa League.

”Gjelat” në ndeshjen e javës së dytë, shënuan fitore në udhëtim ndaj Ferecvarosit, me rezultat 1-2, shkruan IndeksOnline.

Pape Matar Sarr i dha epërsinë Tottenhamit në minutën e 23-të. Me rezultat 0-1 u mbyll edhe pjesa e parë.

Brennan Johnson vulosi fitoren me golin e shënuar në minutën e 86-të, ndërsa pas kaër minutave, Ferencvaros ngushtoi rezultatin, me golin e Barnabas Varga.

Tottenham ka gjashtë pikë nga dy ndeshjet e para, ndërsa Ferencvaros nuk ka asnjë pikë./IndeksOnline/