18:05 / E Shtunë, 23 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Tottenham vazhdon me fitore, Newcastle mposhtet nga Luton

Tottenham ka vazhduar me fitore në Premierligën angleze.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të, ”Gjelat” mposhtën në shtëpi skuadrën e Evrtonit, me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.

Richarlison në minutën e 9-të dhe Son Heung-Min në të 18-in minutë e çuan Tottenhamin në pushim me epërsi prej dy golave.

Krejt çka arriti të bëjë Evertoni deri në fund ishte ta ngushtoj rezultatin me golin e Andre Gomes, në minutën e 82-të.

Me këtë fitore Tottenham ngritet në vendin e katërt në tabelë me 36 pikë, ndërsa Everton ka 16 pikë dhe renditet në vendin e 16-të.

Befasinë e ditës së sotme e ka bërë skuadra e Lutonit, e cila shënoi fitore minimale ndaj Newcastle United me rezultat 1-0.

Heroi i ndeshjes ishte Andros Townsend i cili shënoi golin e fitores në minutën e 25-të.

Kjo fitore e dërgon Lutonin në vendin e 18-të në tabelë, me 12 pikë, ndërsa Newcastle renditet e shtata me 29 pikë./IndeksOnline/