75 Mall Live Search
11:03 / E Martë, 20 Tetor 2020 / indeksADMonline

Tottenhami vepron shpejt, e blindon Heung Min-Sonin, do t’i ofrojë një kontratë të re

Klubi i Tottenhamit dëshiron ta blindojë futbollistin korean, Heung Min Son.

Performancat fantastike këtë sezon të Sonit e kanë alarmuar që t’ia zgjasin kontratën koreanit, transmeton Indeksonline.

Dy vjet më parë, Soni nënshkroi një kontratë pesëvjeçare me Tottenhamin, por Spursi pritet që t’ia zgjasë prapë kontratën, duke ia rritur edhe pagën.

Në pesë ndeshjet e para të Premier Ligës, Soni ka  shënuar 7 gola./Indeksonline/