Tottenham zyrtarizon Lo Celson në minutat e fundit të merkatos
Pas zyrtarizimit të Ryan Sesegnon, Tottenham sot ka bërë edhe një goditje tjetër para se të mbyllet afati kalimtar në Premier Ligë.
Ekipi i Pochettinos ka arritur të sigurojë shërbimet e Giovani Lo Celsos nga Real Betisi.
Argjentinasi do të luajë për Tottenham në formë huazimi deri në fund të sezonit, me opsionin për blerje përfundimtare. /Indeksonline/
