Tottenhami bën goditjen e madhe, afron strategun e Premierligës si trajner

Tottenhami duket se ka gjetur zëvëndësuesin e Ange Postecoglout.
Bëhet fjalë për trajnerin e Brentfordit, Thomas Frank i cili do të bëjë hapin e madh në Premierligë.
Frank, pritet të nënshkruajë kontratë afatgjatë me “Spurs”, ku do të menaxhojë për herë të parë në Ligën e Kampionëve.
Danezi arriti të ngriste Brentfordin në Premierligë, në vitin 2021 ku krij/oi një skuadër solide në të cilën arriti të mbyllte në vendin e 10-të./IndeksOnline/