19:46 / E Enjte, 29 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Tottenhami do t’ja ”zbrasë xhepat” Realit për Eriksenin

Edhe pse duket që Luka Modric do ta fitojë ”Topin e Artë” të hënën, Real Madridi nuk është ndalur duke e kërkuar zëvendësimin e tij.

Objektivi primar i Real Madridit është Christian Eriksen, për të cilin Tottenhami kërkon një shumë marramendëse.

Ani pse 33-vjeçar, Modric do ta fitojë ”Topin e Artë” të hënën, teksa kroati e fitoi edhe çmimin e më të mirit nga UEFA dhe FIFA, transmeton IndeksOnline.

Madridi e sheh Eriksenin kandidantin më të mirë për ta përforcuar mesfushën, por nuk do t’ju kushtojë aq lirë si Modrici – Kampioni evropian e kishte transferuar kroatin për 35 milionë euro.

Daniel Levy, presidenti i Tottenhamit, tani po kërkon 250 milionë euro që ta lejojë largimin e Eriksen nga Londra.

Kontrata e lojtarit skadon në vitin 2020 dhe nëse nuk rinovon, atëherë nga qershori, do të hyjë në vitin e fundit të kontratës./IndeksOnline/