Tottenhami fiton pa Jose Mourinhon

Skuadra e Tottenhamit ka shënuar fitore 2-1 në shtëpi ndaj Southamptonit në xhiron 33-të në Premierligë.
Trajneri i ri i Spurs, Ryan Mason e nis me fitore, shkruan IndeksOnline
Mysafirët kaluan të parët në epërsi më golin e shënuar nga, Ings në minutën e 30’të.
Ekipi londinez arriti që të rikthehej në lojë me golin e shënuar nga Gareth Bale në minutën e 60’të.
Golin e fitores e shënoi sulmuesi korean, Son-Heung-Min në minutën e 89’të nga pika e bardhë e penalltisë.
Me fitore Tottenham ngritët në pozitën e gjashtë me 53 pikë, aq sa ka Liverpooli (me një ndeshje më pak)./IndeksOnline/