75 Mall Live Search
20:31 / E Shtunë, 19 Shkurt 2022 / C E

​Tottenhami gjunjëzon Cityn në “Etihad”, lë të hapur luftën për titull në Premier Ligë

Pasi e mposhti Norëich Cityn me rezultat 3-1, Liverpooli ka marrë një tjetër lajm tjetër shumë të mirë në Premier Ligë dhe atë nga stadiumi “Etihad” aty ku lideri i tabelës Manchester City është mposhtur nga Tottenhami.

“Spursat” kanë triumfuar ndaj “Citizens” me rezultat 3-2 në ndeshjen e zhvilluar të shtunën dhe e ishte e vlefshme për xhiron e 26-të në kampionatin anglez, transmeton KosovaPress.

Kur kaluan vetëm katër minuta lojë, skuadra e trajnerit Antonio Conte kaloi në epërsi me golin e realizuar nga blerja e re Dejan Kulusevski, por shifrat i barazoi mesfushori turk Ikay Gundogan me golin e tij në minutën e 33’. Me këtë rezultat skuadrat edhe shkuan në pushimin ndërmjet dy pjesëve.

Në pjesën e dytë, Tottenhami u tregua skuadër më kërkuese dhe e gjeti golin e dytë në minutën e 59’ kur sulmuesi anglez shënoi për 2-1, por vendasit barazuan sërisht me golin e Ryad Mahrez në minutën e dytë shtesë. Ku po mendohej që sfida po shkonte drejtë barazimit, në skenë paraqitet sërisht anglezi Harry Kane që realizon për 3-2. Ky gol solli tre pikë shumë të rëndësishme për Tottenhamin që e gjen rrugën e fitores pas tri humbjeve radhazi në Premier LIgë.

Përkundër humbjes, City i Pep Guardiolas mbetet lider i tabelës me 63 pikë, gjashtë më shumë se Liverpooli i vendit të dytë, por që skuadra e Jurgen Klopp ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Tottenhami nga ana tjetër me këto tre pikë ngjitet në vendin e shtatë me 39 pikë dhe mbetet në luftë për një vend që dërgon në garat evropiane në sezonin e ardhshëm.