75 Mall Live Search
13:50 / E Hënë, 17 Maj 2021 / Blerim

Tottenhami i interesuar për Gerrardin? Crouch: E pamundur që ai të shkojë atje!

Peter Crouch thotë se Tottenhami do të mundohet kot për ta bërë Gerrardin menaxherin e tyre.

‘Spurs’ kanë shkarkuar nga detyra muaj më parë trajnerin, Jose Mourinho, por ende nuk kanë gjetur zëvendësuesin e tij, shkruan IndeksOnline

Në medie po qarkullon lajmi se ata janë të interesuar të firmosin me teknikun e Rangers, Steven Gerrard i cili m ekipin e tij e fituan ligën skoceze pa asnjë humbje.

Por, ish-shoku i tij i skuadrës thotë se Gerrard nuk do t’i bashkohet atyre.

“A mund ta shihni Steven Gerrard duke menaxhuar dikë në Premierligë përveç Liverpoolit? Jo. As nuk mundem”.

“Kur Steven të kthehet në Angli, do të merr vendin e Jurgen Klopp. Unë me të vërtetë nuk e shoh atë ndryshe”, tha Crauch.