75 Mall Live Search
18:19 / E Diele, 01 Maj 2022 / C E

Tottenhami, ia kushtëzon fitoren Arsenalit kundër West Hamit në garën për Top 4

Skuadra londineze Tottenham ka shënuar sot fitore tejet të rëndësishme si vendase kundër Leicester Cityt, kështu duke mbajtur gjallë shpresat për Top 4.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara, Tottenhami e ka mposhtur me rezultat 3:1 skuadrën e Leicesterit.

Më të dalluarit e ndeshjes te Tottenhami ishin dyshja Harry Kane dhe Heung-Min Son, ku ylli anglez shënon golin e parë të ndeshjes, ndërsa Son shënoi dy golat e tjerë.

Ndërkaq, golin e vetëm dhe të nderit për “Dhelprat” e shënoi sulmuesi Kelechi Iheanacho, i cili shënon në minutën e 90’+1 shtesë pre rezultatin final 3:1.

Me fitoren e sotme, Tottenhami ia kushtëzon fitoren sot Arsenalit kundër West Hamit, pasi që tani renditet në vendin e katërt me 61 pikë, një më shumë se Arsenali në vendin e pestë.

Në anën tjetër, pas humbjes sot Leicesteri zë vendin e 11 në tabelë me gjithsej 42 pikë të arkëtuara.

Rezultati final i ndeshjes është 3:1 në favor të Tottenhamit.