75 Mall Live Search
11:27 / E Mërkurë, 15 Tetor 2025 / L A

Tottenhami njofton rikthimin e ish-drejtorit të tij sportiv

Tottenham Hotspur ka rikthyer drejtorin e tyre sportiv.

Bëhet fjalë për italianin Fabio Paratici, i cili rikthehet pas 2 vjetësh në këtë rol.

Italiani u ndëshkua me pezullim gjatë qëndrimit të tij të parë në veri të Londrës për rolin e tij në rregullsitë e dyshuara financiare që lidhen me kohën e tij te Juventusi në fillim të vitit 2023.

Paratici më vonë e apeloi vendimin, por pa sukses, përpara se të jepte dorëheqjen zyrtarisht nga roli i tij te Spurs-at në prill të vitit 2023.

Por tani ai është rikthyer, me Spurs-at që konfirmuan të mërkurën se Paratici është drejtori i ri sportiv i klubit së bashku me Johan Lange-n.

“Jam i kënaqur që po kthehem në një klub që e dua”, tha italiani, “Kam punuar me Johanin, Vinain (Venkatesham) dhe Thomasin (Frankun) si konsulent për disa muaj dhe tani mezi pres të kthehem në Londër dhe t’i bashkohem ekipit me kohë të plotë. Jam i bindur se duke punuar në partneritet me Johanin mund të ndërtojmë një të ardhme të veçantë për klubin dhe mbështetësit tanë”, deklaroi Paratici./IndeksOnline/