23:16 / E Martë, 05 Janar 2021 / C E

Tottenhami nuk fal asgjë, Mourinho nuk toleron as në Kupë

Tottenhami ka fituar me rezultatin 2-0 kundër Brentfordit në Kupë.

“Spursat” nuk shpenzuan shumë energji dhe arritën të kualifikohen duke kaluar këtë kundërshtar modest.

Sissoko gjeti golin në minutën e 12′ pas një pasimi të mirë të Reguilon. Mesfushori nuk gaboi për rezultatin 1-0. Tekniku portugez kishte vendosur të mos rrezikonte asgjë dhe të aktivizonte peshën e rëndë siç janë Kane dhe Son.

Koreano-jugori shënoi golin e dytë të ndeshjes në minutën e 70′. Lojtari dërgoi topin në rrjetë për 2-0. Sulmuesi është në formë shumë të mirë dhe po shënon rregullisht me “Spursat”.

Rastet dhe golat: