08:24 / E Enjte, 04 Qershor 2020 / indeksADMonline

Tottenhami preket nga COVID-19, por nuk zbulohet emri i të infektuarit

Klubi i Tottenhamit konfirmoi këtë të mërkurë se një pjesëtar i tij ka rezultuar pozitiv me Koronavirus. Është rasti i vetëm me COVID-19 nga 1 197 testet e fundit të kryera nga Premier League.

Me anë të një qëndrimi zyrtar Tottenhami sqaroi se “për shkak të konfidencialitetit mjekësor, emri i individit nuk do të zbulohet”.

Nëse bëhet fjalë për një futbollist, skuadra londineze mund të rrezikojë ristartin e sezonit.

Që kur Premier League nisi të kryente testet masive për 20 klubet e saj, nga rreth 4 900 të testuar vetëm 13 raste në total nga rezultuar me Koronavirus.