Tottenhami synon transferimin e lojtarit të Manchester Cityt

Tottenhami po mendon të përforcohet në sulm.
Ata kanë hedhur sytë te lojtari i Manchester Cityt, Savinho i cili shihet si zëvëndësues direkt i Heung Min Sonit.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, braziliani është i hapur ta bëjë transferimin në Londrën Veriore, me palët të cilat kanë filluar bisedimet.
Savinho, bëri sezonin e kaluar 48 paraqitje me Cityn ku shënoi 3 gola dhe 13 asistime./IndeksOnline/