23:15 / E Hënë, 23 Tetor 2023 / C E

Tottenhami vazhdon me fitore, tani prin si i vetëm në Premierligë

Tottenham Hotspur ka regjistruar fitoren e tretë radhazi dhe të shtatën për këtë sezon në Premierligë, për të udhëhequr tani si i vetëm në tabelë.

Skuadra e drejtuar nga Ange Postecoglou fitoi sonte ndaj Fulhamit, në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë.

Spurs triumfuan në shtëpi me rezultatin 2:0. Heung-min Son (36’) dhe James Maddison (54’) shënuan golat e fitores.

Tottenhami tani prin në tabelë me 23 pikë, dy më shumë se Manchester City dhe Arsenali.

Fulhami ndodhet në pozitën e 13-të me 11 pikë të grumbulluara.