Tottenhami zyrtarizon blerjen e tyre të parë në afatin e janarit

Tottenham Hotspur ka bërë blerjen e tyre të parë për këtë afat kalimtar të janarit.
Bëhet fjalë për portierin çek, Antonin Kinsky i cili erdhi nga skuadra e Slavia Pragës.
We are delighted to announce the signing of Antonin Kinsky, subject to international clearance and work permit ✍️
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) January 5, 2025
Portieri 21-vjeçar ka rënë dakord për një marrëveshje që do të zgjasë deri në vitin 2031 dhe do të mbajë fanellën me numrin 31.
Kinsky, ka bërë 29 paraqitje këtë sezon në ndeshjet e Ligës së Parë Çeke (Chance Liga), UEFA Europa League dhe kualifikueset e UEFA Champions League dhe ka mbajtur 14 herë portën e paprekur./IndeksOnline/