Tottenhamit i rikthehet njëri nga yjet, do të jetë gati kundër Watford
Tottenham është në krizë totale pas lëndimeve të futbollistëve kryesorë të skuadrës.
Ata mbrëmë u eliminuan nga Kupa pasi u mposhtën nga Crystal Palace me rezultat 2-0, shkruan Indeksonline.
Në ndeshjen e së mërkurës kundër Watford, Spursave iu rikthehet ylli jug-korean, Heung-min Son.
Son sapo është kthyer në veri të Londrës pasi mori pjesë në Kupën e Azisë me Korenë e Jugut. /IndeksOnline/