20:44 / E Mërkurë, 15 Janar 2020 / indeksADMonline

Totti kërkon fëmijë, gruaja e tij ja kthen: Bëje me ndonjë tjetër!

Futbollisti Francesco Totti ka 3 fëmijë dhe është i lumtur në martesën e tij, por ka dëshirë të ketë edhe një fëmijë të katërt. Mirëpo bashkëshortja e tij, Ilary Blasi nuk ka ndërmend të sjellë në jetë një fëmijë tjetër.

Ilary ishte e ftuar në një emision ku tregoi për dëshirën e Francescos për të shtuar familjen dhe faktin që ajo nuk është dakort. 

“Francesco mund të kërkojë shumë gjëra, por unë vendos. Tre janë mjaftueshëm dhe tre është numër i mirë. Nëse Francesco do fëmijë të katërt, ta bëjë me ndonjë tjetër”, u shpreh Ilary.