Totti kërkon Gattuson si trajner të Romës
Aventura e trajnerit Claudio Ranieri te Roma do të përfundojë në fund të sezonit, pasi klubi kryeqytetas nuk do t’i rinovojë kontratën.
Sipas mediave italiane, drejtori sportiv Francesco Totti ka këshilluar presidenti Pallotta që të afrojë si trajner mikun e tij Gennaro Gattuso, trajnerin aktual të Milanit.
Totti dhe Gattuso kanë një marrëdhënie shuimë të mirë, ish-shok skuadre te kombëtarja italiane kampione e botës në vitin 2006.
Sipas Totti, trajneri aktual i Milanit është i përshtatshëm për detyrën e teknikut të Romës, pasi ka grintën e përvojën e duhur.
Gjithsesi, ky transferim i Gennaro Gattuso te skuadra verdhekuq mund të realizohet vetëm në rast se Milani vendos ta shkarkojë nga detyra e trajnerit.