Totti me të dashurën e re në Montecarlo, harbohen në hotelin ku Ilary Blasi festoi ditëlindjen

Fotoja e Tottit dhe Noemi së bashku në Montecarlo ka bërë xhiron e internetit. Ai dhe ajo u ulën krah për krah për të parë ndeshjen Monaco-Clermont dhe për t’u çlodhur, më në fund të lirë për të treguar dashurinë e tyre, pa u fshehur.
Çifti kishte qenë muaj më parë në Principatë, larg syve kureshtarë. Tani ata janë rikthyer aty për një pushim të shkurtër dhe për të marrë pjesë në një turne bamirësie, “Padel Net Cup”, organizuar nga DigitalBits.
Sipas revistës së përjavshme “Chi”, të dy qëndruan në “Hotel de Paris”, i njëjti hotel luksoz ku Totti festoi ditëlindjen e 38-të të Ilary Blasi. Pas pushimeve, të dy u kthyen në Romë.
Totti dhe Noemi do të shkojnë të jetojnë së bashku në Romën e Veriut, ndërsa fëmijët e ish-kapitenit verdhekuq do të qëndrojnë me nënën e tyre në vilën Eur. Asnjë zhvendosje ose shtëpi e re për Ilary Blasi.
Një fëmijë tjetër me Noemi Bochi
Lajmi është i bujshëm, veçanërisht kur shikohet në perspektivë. Francesco Totti nuk e përjashton mundësinë që të bëhet sërish baba, këtë herë padyshim me Noemi Bochi. Kjo hipotezë është hedhur nga PR romak Alex Nuccetelli, një mik i kahershëm i Francesco, i cili flet për revistën “Diva e Donna”, në stendat e gazetave këtë javë, me detaje të plota për marrëdhënien më të përfolur të javëve të fundit.
“Një fëmijë me Noemi? Mund të ndodhë, sigurisht. Pse jo? Nuk do të habitesha, – thotë Nuccetelli. – Francesco gjithmonë është kujdesur shumë për dimensionin e familjes. Ai ndoshta do të traumatizohej duke nënshkruar një kontratë tjetër, nuk mendoj se do të donte një martesë tjetër, por një fëmijë me Noemi mund të ishte absolutisht në mendimet e tij”.
PR foli më pas për jetën e re të ish-kapitenit verdhekuq pas lamtumirës së tij me Ilary Blasi: “Ne miqtë historikë po i qëndrojmë pranë në këtë moment familjar delikat. Sidoqoftë, Noemi e ka bërë të buzëqeshë përsëri”.
Nuccetelli vazhdoi më pas me portretizimin e Tottit të ri, pas ndarjes: “Në këtë moment do të ishte i pamundur rikthimi me Ilary Blasi. Të jesh me një grua tjetër dhe të largohesh në këtë mënyrë do të thotë se Francesco ka arritur të kuptojë se me Blasin ka marrë fund përgjithmonë.
Totti është një njeri në kërkim të stabilitetit, me dimension familjar. Ai nuk është lloji i mashkullit flirtuesx. Në fakt, ai zgjodhi një grua tashmë të strukturuar, që nga ana e saj ka një familje dhe fëmijë, ka parime të forta si Totti. Ai ka një dëshirë të thellë për familje të madhe. Nuk mund të them se do të jetë e lehtë, vërtet do të duhet kohë”.