13:34 / E Shtunë, 16 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Totti prezent në përurimin e “Air Albania Stadium”

Dita e nesërme pritet të jetë një festë e vërtetë për ata tifozë, të cilët kanë pasur pasur fatin për të siguruar një nga 21 mijë biletat për ndeshjen Shqipëri-Francë.

Data 17 nëntor do jetë edhe përurimi i stadiumit më të ri shqiptar “Air Albania”, për të cilin do të mbahet një ceremoni e madhe. Ardit Gjebrea do të jetë ai i cili do ta udhëheqë këtë ceremoni, pjesë e së cilës do të jenë edhe emra të njohur të muzikës shqiptare.

Mësohet se Flori Mumajesi do performojë këngën “Kuqezi”, Aurela Gaçe të famshmin “Xhamadani”, ndërsa Era Istrefi do të këndojë “Live it up”, këngën zyrtare të Kupës së Botës Rusi 2018.

Ndërkohë himnet zyrtare të dy vendeve do të këndohen nga Juliana Pasha, e cila do këndojë himnin tonë kombëtar dhe Besa Kokëdhima, e cila do këndojë “Marsejezën”. Në këtë ndeshje është konfirmuar edhe prezenca e legjendës së Romës dhe futbollit italian, Françesco Totti.