08:39 / E Shtunë, 20 Janar 2018 / indeksADMonline

Totti shfrytëzon mirë pensionin, në Maldive me gruan e tij seksi [Foto]

Ish-futbollisti simbol i Romës, Francesco Totti dhe bashkëshortja e tij, Ilary Blasi, po shijojnë pushimet dimërore nën rrezet e nxehta të diellit në Ishujt Maldive.

41-vjeçari, tashmë i tërhequr nga futbolli i luajtur, ka më shumë kohë për të qëndruar pranë familjes, ndaj ka preferuar të kalojë disa ditë relaksi atje ku janë zhvendosur më së shumti “yjet” e futbollit italian.

Ilary ka publikuar në rrjetet sociale disa foto të shkrepura ditët e fundit, ku në njërën prej tyre ajo shfaqet duke bërë vertikalen. Bashkëshortja e Tottit, një emër shumë i njohur në ekranin italin, tregon se është edhe një sportiste e zonja. /IndeksOnline/