Totti shpejt nis një punë të re, këto janë tri ofertat që i ka
Francesco Totti është ndarë përfundimisht me Romën pasi ka kaluar pothuajse një jetë me ta. Ish-ylli italian sot ka udhëtuar në pushime me ish-bashkëlojtarin e tij te Roma, Alberto Aquilani.
Pasi të kryen pushimet, Totti pritet të nisë një punë të re. Ish-legjendari romak ka tri oferta të cilat do t’i shqyrtojë së shpejti.
Totti mund të jetë fytyrë e FIFA-s, propozim të cilin e ka marrë nga presidenti i organizatës.
Ish-kapiteni romak ka një ofertë edhe nga Federata e Italisë.
Presidenti i Sampdorias, Ferrero poashtu i ka bërë ofertë Tottit duke i thënë se mund t’i ofrojë çfarëdo pozite që ai dëshiron në skuadrën e tij./Indeksonline/