75 Mall Live Search
14:33 / E Martë, 24 Tetor 2023 / L K

Totti takon njeriun që ia solli titullin e vetëm me Romën në Serie A, e kishte bashkëlojtar

Francesco Totti e ka takuar ish-bashkëlojtarin e tij te Roma, Hidetoshi Nakata. Ylli japonez kishte luajtur vetëm një sezon te Roma, por ishte kyq në triumfin e fundit të Romës në Serie A.

Nakata ishte vendimtar në vitin e Scudettos, duke shënuar golin e barazimit në Torino kundër Juventusit pasi hyri në fushë në fundin e lojës pikërisht në vend të Tottit.

Goli i tij ishte vendimtar që Roma me Capellon të fitonte Scudetton në sezonin 2000-2001.

Nakata u më pas u transferua te Parma, ndërsa u pensionua në Premierligë tek Bolton./Indeksonline/