75 Mall Live Search
20:25 / E Enjte, 12 Gusht 2021 / A. A

Tovërlani: Bodo/Glimt nuk ishte skuadër shumë e fortë dhe e pakalueshme

Prishtina u eliminua nga Uefa Conference League pas humbjes 2-0 që pësoi nga Bodo/Glimt në rrethin e 3-të kualifikues.

Ndonëse Prishtina kishte fituar ndeshjen e parë 2-1, rezultati i përgjithshëm ishte 3-2 në të mirë të norvegjezëve.

Trajneri Afrim Tovërlani mendon se kundërshtari i Prishtinës nuk ishte shumë i fortë dhe i pakalueshëm.

“Në ndeshjen e parë kemi pas fat sepse portieri i ka bërë dy gabime. Unë mendoj që nuk ka pas organizim apo nuk kanë qenë aksione të rrjedhshme. Prishtina është dashtë të mendoj më herët për mbrojtje dhe portier. Bodo/Glimt nuk ka qenë skuadër e pakalueshme, jo sikur Feyenoordi e Ferencvaroshi nuk është në nivelin e tyre. Nuk dua t’ia mohoj Prishtinës rezultatin dhe suksesin e deritanishëm por kundërshtarët që kemi pas përballë nuk kanë qenë jo të fortë por as mesatar” deklaroi Tovërlani për Indeksonline.

Ndryshe, ky ishte suksesi më i madh i Prishtinës në garat ndërkombëtare. Klubi kryeqytetas ka arkëtuar rreth dy milionë euro sivjet nga UEFA.

/Indeksonlione/