75 Mall Live Search
17:02 / E Hënë, 01 Prill 2019 / indeksADMonline

Tovërlani e quan bustin e Clintonit “patulak”, bën thirrje të vendoset shtatore tre herë më e madhe

Pas 10 vitesh fotoja e ish presidentit të SHBA-së, Bill Clinton në lagjën Dardania në Prishtinë, u zëvendësua me një tjetër.

Iniciativa për ta ndërruar këtë baner erdhi fillimisht nga Al-Trade e përkrahur nga Shoqata “Miqtë e Amerikës” dhe më pas u realizua nga fondacioni Behgjet Pacolli, që mori mbështetje edhe nga Komuna e Prishtinës. 

Megjithatë trajneri i njohur kosovar, Afrim Tovërlani nuk është i kënaqur me kaq, shkruan Indeksonline.  Ai ka kërkuar që edhe busti i Clintonit të ndërrohet me një tjetër më të madh.

“Jo veq foton po edhe ate bustin e vogel si patulak duhet me ndrru e me rrit tri here sa eshte tash” shkruan Tovërlani në një koment në faqen zyrtare në Indeksonline.