75 Mall Live Search
22:32 / E Martë, 25 Nëntor 2025 / BA

Tovërlani flet si trajner i Prishtinës, thotë se Kosovën U21 e la mirë

Afrim Tovërlani ka thënë se është larguar nga posti i trajnerit të Kosovës U21, duke e lënë ekipin në një gjendje shumë të mirë dhe me gjasa reale për kualifikim në Evropianin 2027.

Ai ka folur pas emërimit të tij si trajner i ri i Prishtinës, duke i dhënë fund angazhimit në krye të Kombëtares U21 të Kosovës.

“Deri sot kam pasur nderin të jem trajner i Kombëtares U21 të Kosovës, ndërsa nga sot do të vazhdoj rrugëtimin tim si trajner i FC Prishtina. Falenderoj Federatën e Futbollit të Kosovës, në krye me Agim Ademin, për mirëkuptimin dhe mbështetjen që t’i bashkohem FC Prishtinës dhe të largohem në mënyrën më korrekte nga U21. Një falenderim i veçantë shkon për stafin teknik, stafin mjekësor, futbollistët dhe të gjithë ata që ishin pjesë e këtij rrugëtimi. Ka qenë privilegj të punoj me njerëz të përkushtuar dhe profesionistë. Vendimi im bazohet në dy arsye kryesore: 1.Kontrata ime me U21 skadonte në fund të dhjetorit. 2.Dëshira ime për të qenë më pranë profesionit tim të përditshëm. Ekipin e lë në një gjendje shumë të mirë, me gjasa të mëdha për kualifikim në Evropianin 2027 dhe jam krenar për punën që kemi bërë së bashku”, ka shkruar Tovërlani. “Të gjithë ata që kanë qenë pranë meje e dinë se gjithmonë kam punuar me nder, korrektësi dhe përkushtim. Kurdo që Kombëtarja e Kosovës do ta ketë të nevojshëm kontributin tim, unë do të jem i gatshëm”, ka shkruar ai.

Postimi: