18:21 / E Mërkurë, 03 Qershor 2020 / indeksADMonline

Toverlani: I markuam mirë kundërshtarët, lojtarët i kanë marrë pagat

Feronikeli ka barazuar në Suharekë pa gola kundër Feronikelit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Trajneri i skuadrës nga Drenasi i ka përgëzuar lojtarët për lojën dhe ka treguar se tashmë i kanë marrë pagat pasi Presidenti i klubit është kthyer.

“Kemi dashtë mos me iu dhënë hapësirë lojtarëve të shpejtë si Hoxha e Topalli si dhe Baftiut. I kemi markuar mirë me pak fat kemi mund të shënojmë fitore”, ka thënë Toverlani.

“I përgëzoj futbollistët tanë që nuk lëshuan dhe u mbajtën deri në fund”.

“Rezultati nuk ishte i keq duke e parë cilësinë e kundërshtarëve, dje e kemi marrë një pagë pasi që kryetari është kthyer nga Mali i zi”, ka thënë ndër të tjerash trajneri më i trofeshëm në Kosovë.

Ndeshja e kthimit në Drenas do të zhvillohet me 17 qershor. /IndeksOnline/