Tovërlani: Më ka befasuar Trepça ’89, Llapi ishte skuadër më e mirë ediconin e kaluar
Trajneri i njohur kosovar Afrim Tovërlani ka vlerësuar fillimin e kampionatit të ri në Superligë. Trajnerin më të trofeshëm në Kosovë e ka befasuar për të mirë Trepça 89 derisa rezervon fjalë miradie për trajnerin Shpëtim Idrizi.
“Për të mirë më ka befasuar Trepça 89. Po luajnë mjaft mirë këto dy ndeshjet e para edhe pa shumë bujë. Ata kanë qenë suprizë e këndshme për mua. E përgëzoj trajnerin Shpëtim Idrizi për punën” ka thënë Tovërlani për Indeksonline.
Ai ka vlerësuar edhe skuadrat tjera, me theks të veçantë Llapin.
“Ballkani do të jetë arrë e fortë për të gjitha ekipet. Ndërsa Gjilani në ndeshjen e parë na befasoi me humbjen, por në ndeshjen e dytë fitoi kundër Ferizajit megjithëse kjo fitore nuk është barometër real që duhet të vlerësohet. Është herët për me i vlerësuar skuadrat, duhet të kalojnë edhe 4-5 javë. Llapi e ka pas ekipin më të mirë vjet se sivjet. Nuk e ka Namanin, Blakqorin, Januzin etj, sikur Llapi ta kishte komplet skuadrën e vitit të kaluar do të ishte pretendent për titull. Tani duhet ta shohim edhe në disa ndeshje se si po luan për ta vlerësuar se a është kandidat për titull” deklaroi Tovërlani.