17:55 / E Premte, 26 Qershor 2020 / indeksADMonline

Tovërlani: Ne i kemi llogaritë tona, Prishtina të tyre

Në fundjavë zhvillohet xhiro e 27-të e Superligës së Kosovës në futboll.

Ndeshja kryesore zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ndërmjet Prishtinës dhe Feronikelit, shkruan IndeksOnline.

Në një bisedë të shkurtër për IndeksOnline, trajneri i skuadrës nga Drenasi, Afrim Tovërlani ka folur rreth kësaj ndeshje.

“Kemi filluar përgatitjet si para çdo ndeshje tjetër. Kjo na është bërë si një rutinë për shkak të pauzës së gjatë shkaku i pandemisë dhe tani kemi ndeshje çdo 3-4 ditë”, tha fillimisht për IndeksOnline Toki.

I pyetur se nëse skuadra e tij do të udhëtojë në Prishtinë për ti prishur punë në luftën për titull, skuadrës së udhëhequr nga Armend Dalllku, Toki pati një përgjigje të shkurtë.

“Kjo është një pyetje provokuese. Ne i kemi llogarit tona Prishtina të vetat”, u shpreh ai.

Sa i përket pranisë së shikuesve në këtë ndeshje, Tovërlani u shpreh se ende nuk kanë marrë ndonjë vendim nga FFK nëse do të lejohet prania e tifozëve në këtë ndeshje.

Ndeshja mes Prishtinës dhe Feronikelit zhvillohet ditën e hënë me fillim nga ora 19:00.

Gjyqtari kryesor i kësaj ndesje do të jetë Mervan Bejtullahu i asistuar nga dyshja Edmond Zeqiri dhe Fatir Sekiraqa./IndeksOnline/