Tovërlani paralajmëron drejtuesit e Ferizajt
Afrim Tovërlani ka shumë gjasa të largohet nga posti i trajnerit të Ferizajt.
Trajneri i njohur kosovar i ka paralajmëruar drejtuesit e klubit se mund të largohet pas situatës së krijuar së fundmi.
Situata ka të bëjë me problemet financiare, të cilat janë bërë të ditura së fundmi, transmeton IndeksOnline.

“Mbetem me shpresë që deri te premten te mblidhet kryesia dhe t’i shlyejnë borxhet që i kanë dhe të organizohemi nga fillimi e jo si gjatë verës”.
”Përndryshe më duhet të largohem”, theksoi Tovërlani.
Në 17 ndeshje të zhvilluara, ferizajasit kanë tubuar vetëm 15 pikë, duke mbetur të parafundit në tabelë, pozitë kjo që i dërgon direkt në një rang më poshtë të garave./IndeksOnline/