75 Mall Live Search
08:19 / E Hënë, 04 Tetor 2021 / C E

Townsend zbulon arsyen e festimit si Ronaldo në “Old Trafford”

Tifozët në “Old Trafford” panë një festim me të cilin janë familjarizuar tashmë, por këtë herë jo nga i zakonshmi Cristiano Ronaldo.

Ishte anësori i Everton, Andros Townsend, i cili pasi shënoi në portën e De Geas, vendosi të festojë me “Siu”-n e zakonshëm të yllit portugez.

Në përfundim të ndeshjes, 30-vjeçari deklaroi se kishte zgjedhur të festojë si 5 herë fituesi i Topit të Artë, pikërisht në shenjë respekti ndaj këtij të fundit.

“Ai festim ishte një shenjë respekti ndaj një futbollisti të madh, që ka influencuar shumë në karrierën time. Kam kaluar orë të tëra duke studiuar mënyrën e tij të goditjeve të dënimit dhe të sjelljes në fushë, ndaj nuk ishte një imitim, por një shenjë respekti”, deklaroi Townsend.