75 Mall Live Search
14:59 / E Premte, 07 Mars 2025 / L K

Toyota e re duket si aeroplan, por kushton më pak se 14 mijë euro!

Kina është shfaqur si epiqendra globale e automjeteve elektrike të përballueshme.

Toyota gjithashtu hyri në histori dje me një model që do t’i japë fund kritikave për plogështinë e kompanisë në kalimin në automjete elektrike.

Modeli bZ3X ka një çmim tronditës të ulët hyrjeje në tregun kinez prej 13,800 euro (15,000 dollarë).

SUV-i i ri rrëzoi serverin me më shumë se 10,000 porosi në një orë.
Ky model mund të udhëtojë deri në 430 kilometra me një bateri LFP 50,03 kWh, ndërsa “610 Max” më e fuqishme dhe e pajisur mirë me një bateri 67,92 kWh ofron një distancë prej 610 kilometrash .

Çmimi i variantit më të fuqishëm është 20250 euro, shkruan Indeksonline.

SUV-i kompakt elektrik ka një ekran info-argëtues 14,6 inç me sistem komandimi zanor dhe një ekran instrumenti 8,8 inç përpara shoferit.

Toyota bZ3X është modeli i parë që përmban sistemin inteligjent të drejtimit Momenta 5.0 . Vjen me 25 veçori ADAS si parkim paralel automatik, parkim në distancë, autopilot me shpejtësi të lartë, monitorim të pikave të verbër…

Ka gjithashtu 11 kamera dhe 12 radarë tejzanor.

Nuk dihet nëse dhe me çfarë çmimi Toyota e re do të vijë në Evropë./Indeksonline/