75 Mall Live Search
17:19 / E Mërkurë, 01 Prill 2020 / indeksADMonline

Toyota iu del në ndihmë sportistëve pas shtyrjes së Lojërave Olimpike

Toyota do të vazhdoj të shpërndaj bursa për sportistët edhe për një vit tjetër pasi Lojërat Olimpike u shtynë për shkak të koronavirusit.

Gjiganti japonez i automobilave nuk do të ndal subvencionet edhe pse do të duhet t’i shpërndaj ato 12 muaj më shumë se që kishte planifikuar, shkruan Indeksonline.

Ata janë një nga partnerët më të mëdhenj të Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike, duke sponzorizuar 243 atletë në 43 vende të ndryshme të Botës.

Toyota gjithashtu është e vendosur të sigurojë një linjë të automjeteve të elektrizuar për Tokio 2020, si dhe robotë për operacione ngjarjesh.

Olimpiada tash është vendosur të zhvillohet nga 23 korriku deri me 8 gusht 2021 ndërsa Paraolimpiadat do të zhvillohen nga 24 gushti deri me 5 shtator. /IndeksOnline/