Toyota mund të debutojë një veturë të veçantë sportive
Toyota zyrtarisht e ndau Gazoo Racing si një markë të pavarur këtë javë, pas zbulimit të GR GT në fund të vitit të kaluar.
Panairi i Automobilave në Tokio fillon këtë fundjavë dhe GR do të mbajë një konferencë për shtyp ku, sipas thashethemeve, kompania mund të zbulojë një veturë sportive të veçantë me motor në qendër.
Gazoo Racing e publikoi automjetin në rrjetet sociale, dhe vetura sportive me dy vende dhe motor në mes është një veturë që e bleu vetë Akio Toyoda.
Dhe duket sikur Gazoo e ka përshtatur automjetin posaçërisht për shfaqjen.
Ka thashetheme se marka e re do të ringjallë MR2, gjë që do t’i shërbente mjaft mirë markës së re GR.
Gjithashtu dihet që prodhuesi i veturave po përgatit një Supra të gjeneratës së ardhshme.
Por nuk pritet që Supra të kthehet aq shpejt.
Vendimet e Toyota-s për ta ngritur Gazoo Racing në një markë të plotë do të thotë se do t’i duhen disa vetura për të justifikuar ekzistencën e saj – dhe një sasi e caktuar entuziazmi për të tërhequr blerës.
Një veturë e personalizuar me motor në qendër s mund të jetë mënyra perfekte për t’i treguar botës se çfarë synon të bëhet GR.

