75 Mall Live Search
13:22 / E Mërkurë, 25 Shtator 2019 / indeksADMonline

Toyota prezanton Corollën e re për ata që kanë “jetë aktive”

Toyota ka prezantuar përmes fotografive modelin e ri Corolla Trek, në version karavan, rivalin e Ford Focus Active Wagon. Ky model i dedikohet atyre që kanë “jetë aktive”.

Prodhuesi japonez do të përpiqet të tërheqë klientët në një segment tjetër automobilistik, i cili mund të mos ketë shumë rivalë tani për tani, por është gjithnjë e më i popullarizuar në Evropë.

Bëhet fjalë për karavanin kompakt, përfaqësues tipikë të të cilit janë Skoda Octavia Scout dhe VW Golf Alltrack, por gjithashtu edhe i prezantuar kohët e fundit – Focus Active Wagon.

Konsumatorët do të jenë në gjendje të zgjedhin midis tre opsioneve sa i përket motorit – benzinë 1.2-litër Turbo; benzinë 1.8-litër si dhe versioni hibrid me benzinë 2.0-litër.

Sistemi i tërheqjes me të gjitha rrotat nuk është konfirmuar ende, por Corolla Trek, sikurse Focus Active Wagon, ka të ngjarë të jetë në dispozicion vetëm në version me sistemin e tërheqjes me rrotat e përparme.

Gjithashtu, Toyota do të zbulojë më shumë detaje teknike dhe çmimin kur Corolla Trek do të shfaqet në dyqanet evropiane, por data ende nuk dihet.