Trabzonspor në finale të Kupës së Turqisë, eliminon Fenerin e Muriqit

Fenerbahce e Vedat Muriqit është eliminuar nga Kupa e Turqisë pasi u mposht nga Trabzonspor me rezultat 1-3 dhe me rezultat të përgjithshëm 5-2.
Muriqi luajti 90 minuta në këtë sfidë por nuk arriti të ndihmoj skuadrën që të kaloj në finale.
Golat për Trabzonsporin i shënoi dy Sorloth (6′) dhe (83′) dhe Novak në minutat shtesë të ndeshjes.
Golin e vetëm për Fenerbahcen e shënoi Turuc në minutën e 42-të të ndeshjes.
Në finale, Trabzonspor do të luaj me fituesin e ndeshjes Alanyaspor – Antalyaspor. /IndeksOnline/