”Tradhëtoi” Barcelonën, tifozët katalanas e vërshëllyen dje në ”Camp Nou”
Nga një idol, Nico Williams është shndërruar në një të urryer për tifozët e Barcelonës.
Kjo pasi sulmuesi spanjoll ”tradhëtoi” skuadrën katalanase gjatë verës shkruan IndeksOnline.
Ai kishte premtuar transferimin te Barcelona, madje kishte arritur edhe marrëvehsje, por disa ditë më vonë zgjati kontratën me Atletiko Bilbaon.
Dje Barcelona u përball me Bilbaon, ku për herë të parë pas rinovimit, ndeshja u zhvillua në stadiumin e famshëm ”Cam Bou”.
Tifozët blaugrana nuk e mirëpriten mirë sulmuesin Nico Williams, ku e vërshëllyen gjatë gjithë kohës, që nga prezantimi i tij e deri në përfundim të ndeshjes./IndeksOnline/
🚨 𝐁𝐑𝐄𝐀𝐊𝐈𝐍𝐆: Nico Williams' name was heavily booed and whistled when announced in the stadium. #fcblive pic.twitter.com/AKbRK3RLSV
— BarçaTimes (@BarcaTimes) November 22, 2025

