17:46 / E Diele, 17 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Trafik i rënduar në Rinas, të gjithë për të parë ndeshjen Shqipëri-Francë

Trafik i rënduar është regjistruar në hyrje dhe dalje të Rinasit, ku vihet re një dyndje si asnjëherë më parë për të qenë në stadium në orën 20:45.

Radha është e gjatë dhe trafiku është vënë re në dy krahët e lëvizjes.

Të shumë janë tifozët nga qytete të ndryshme që janë nisur drejtë kryeqytetit duke rënduar ndejshëm trafikun në aksin Kashar-Rinas dhe Fushë-Krujë-Rinas.

Radha e automjeteve në pritje ka shkuar në mbi 3 kilometër.