Trafik i rënduar, shtyhet ndeshja e Champions League

Ndeshja e Champions League mes Chelsea dhe Dortmund është shtyrë me 10 minuta.
Shkak i këtij vendimi sipas raportimeve nga mediet britanike është bërë trafiku i rënduar në Londër që ka vonuar arritjen e skuadrës së Borussia Dortmund në “Stamford Bridge”.
Skuadra ka mbërritur në stadium me 10 minuta vonesë dhe për këtë arsye u vendos që edhe takimi të nisë me 10 minuta vonesë.