75 Mall Live Search
22:32 / E Martë, 16 Gusht 2022 / OSH

Trafik rekord në urën që lidh Krimenë dhe Rusinë

Ura e Krimesë, e cila lidh Krimenë dhe Rusinë, ka përjetuar trafik rekord në orët e fundit, derisa njerëzit nxitojnë të largohen.

Ura u hap në vitin 2018, katër vjet pasi Rusia aneksoi Gadishullin e Krimesë.

Lëvizja e dukshme e njerëzve erdhën pasi u zbulua se një depo municioni kishte shpërthyer në afërsi të qytetit Dzhankoi mëngjesin e sotëm, raporton Sky News.

Sky News ka mësuar se goditja është kryer nga forcat speciale ukrainase, megjithëse nuk ka pasur asnjë konfirmim zyrtar për këtë.

Ndërkohë, autoritetet e instaluara nga Rusia thonë se udhëtimet e trenave janë ndalur pasi linjat hekurudhore pësojnë dëmtime për shkak të goditjeve në të gjithë Krimenë.