Trafikoi të miturën në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Është arrestuar një person në Prishtinë nën dyshimin se i njëjti ka trafikuar viktimën femër kosovare të mitur.
Policia ka njoftuar se si prova materiale janë konfiskuar, dy telefona celular dhe një thikë, transmeton IndeksOnline.
Viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./IndeksOnline/