14:41 / E Mërkurë, 18 Tetor 2017 / indeksADMonline

Trafikonin kokainë, arrestohet 30-vjeçari shqiptar

Tre vjet pas operacionit policor në mars të vitit 2014 ku policia goditi një rafineri të madhe të heroinës në një vilë në Strada Traversante Pedrignano, arrestohet një nga krerët e grupit. Rafineria ishte bërë strehë e një grupi mafioz shqiptaro – italian që transportonin drogë nga Europa Lindore në thuajse gjysmën e Italisë.

Dy persona që kishin qenë në humbur janë vënë në pranga në Durrës. Në pranga ka rënë Hektor Nesturi 30 vjeç, shqiptar me disa precedentë të rrezikshëm në jetën e tij, dhe Erjon Shahini, 34 vjeç. Ky i fundit tashmë në qëndron në burgun e Rebibbia dhe se do të ekstradohet që andej. Kosturi u arrestua falë një operacioni të përbashkët mes policisë shqiptare dhe asaj italiane. Ai ka për të vuajtur më shumë se tetë vjet burg, dhe do të paguajë më shumë se 22 mijë euro gjobë, me të cilat u dënua në mungesë.

Operacioni – Gjykata e Parmës është ajo e cila ka lëshuar urdhër – arresti për disa persona. Urdhër – arrestet janë lëshuar në tetor të vitit 2013 pas sekuestrimit të një sasie të madhe droge, rreth 100 kilogramë. Me këtë rast është arrestuar shtetasi Marcello Panariti. Hetimet kanë zbuluar se ekziston një bandë e përbashkët shqiptaro – italiane e cila ka krijuar një laborator të drogës në Parma. Sasia më e madhe e drogës së prodhuar ishte shitur në Parma, në rrugët e Regio Emilias, shitur gjithashtu edhe në krahinat e Riminit, Firences dhe të Astit e Tranit. Duke synuar aktivitetet dhe shërbimet teknike të OCP (Kontrolli i Vëzhgimeve dhe të Hijeve), policia ka rindërtuar skemën e tregtisë së paligjshme. Policia ka sekuestruar gjithashtu edhe 13 kg heroinë, rreth 3 kg kokainë, 100 kg substanca të prera, rreth 13 mijë euro kash, dhe një laborator ku përpunohej droga.

Hetimet përfunduan në muajin maj të vitit 2014. I arrestuari shqiptar në mars të vitit 2014 Artur Bregu, lindur në Shqipëri në vitin 1981 banues në Brascello konsiderohet edhe si “mendja” e grupit, një punëtor restoranti që bënte jetë modeste dhe kjo me qëllim që të mos binte në sy. Marcello Panariti, lindur në Taranto në vitin 1980 me vendbanim në Colorno është një tjetër i arrestuar. Velino Koroveshi, lindur në Shqipëri në vitin 1990 u vu në pranga. Të arrestuar janë edhe Lauert Greca lindur në Shqipëri në vitin 1990, banues në Parma, Gëzim Hasa, lindur në Shqipëri në vitin 1984 i paraburgosur në burgun e Parmës, Denis Tafili, lindur në Shqipëri në vitin 1985, i paraburgosur aktualisht në burgun e Parmës, Davide Cavalli, lindur në Parma në vitin 1971 banor në Colorno tashmë është nën arrest shtëpiak, Ded Bajraktari, lindur në Shqipëri në vitin 1991 banues në Colorno, Villirillo Tommaso lindur në Cutro në vitin 1977, banues në Colorno, Bledar Brahimi lindur në Shqipëri në vitin 1986 me banim në Colorno./Shekulli