75 Mall Live Search
12:09 / E Mërkurë, 24 Mars 2021 / B O

Trafiku i mbetjeve: Një aferë korruptive italiane po e helmon Ballkanin

Nga Vittorio Malagutti, L’Espresso

Sofje – Italianët nuk po eksportojnë vetëm modë, ushqim dhe futboll në Bullgari. Etiketa “Made in Italy” është e bashkëngjitur gjithashtu në malet me mbeturina, teksa Bullgaria është shndërruar në njënjë kosh plehrash gjigant për trafikantët italianë të mbetjeve urbane.

Drejtësia bullgare e ka zbuluar këtë skandal përmes hetimeve të fundit, që çuan në zbulimin e dhjetëra vend-depozitimeve të paligjshme në zona të ndryshme të këtij vendi ballkanik. Rrjeti kriminal është qëllimisht i ndërlikuar, me ndërmjetësues dhe kompani off-shore.

Por në fund, filli i përbashkët që lidhte këtë biznes dhe të dyshuarit çoi në Itali, siç u zbulua nga hetimi i kryer nga L’Espresso dhe konsorciumi EIC (Bashkëpunimi Investigativ Evropian). Ky problem është aq serioz sa që në janar të vitit 2020, kryeministri i atëhershëm i Italisë Giuseppe Conte shkoi në Sofje për të diskutuar mbi “bashkëpunimin maksimal” të Romës me kryeministrin Bojko Borisov në luftën kundër “eko-mafias”.

Por zhurma e skandaleve dhe krizave të muajve të fundit, i la në heshtje premtimet e Conte. Ministri i Mjedisit dhe zëvendësi i tij dhanë dorëheqjen pasi u akuzuan për mbulimin dhe ndoshta favorizimin e trafikimit të paligjshëm të plehrave.

Problemi kryesor nuk qëndron tek kontrollet kufitare. Ndërsa që të dyja vendet janë pjesë e Bashkimit Evropian, produktet që mbërrijnë në Bullgari nga Italia i nënshtrohen formaliteteve doganore minimale. Eksporti i mbeturinave bazohet mbi një sistem autorizimesh speciale.

Pra, për të shmangur doganat mjafton të ndryshohen rrugës kodet e identifikimit. Rreziqet minimale shoqërohen me fitime të mëdha, duke pasur parasysh që kostoja e asgjësimit të mbetjeve është shumë më e ulët në Evropën Lindore sesa në Itali.

Kjo është arsyeja pse Bullgaria, vendi me të ardhurat më të ulëta për frymë në BE, është bërë “toka e premtuar” për sipërmarrësit italianë që merren me menaxhimin e mbetjeve toksike. Në tetor 2020, pas disa muajsh hetimesh, karabinierët e Mbrojtjes së Mjedisit në Milano, shkatërruan një bandë trafikantësh, që kishin grumbulluar mbi 24.000 tonë mbeturina nëpër vend-depozitime të paligjshme në Italinë Veriore. Midis 16 personave të arrestuar me kërkesë të departamentit lokal të anti-Mafia ishte Antonio Foti nga Kalabria në Italinë e Jugut, që ishte dënuar më herët me bug për lidhjen e tij me “Ndrangheta” (mafian kalabreze), që ka investuar në “biznesi i plehrave” bashkë me fëmijët e tij.

Bullgaria është bërë “toka e premtuar” për tregtarët italianë të mbetjeve toksike. Një shofer kamioni dëshmitar i hetimit shpjegoi përmes telefonit se “Tecnobeton”, kompania në pronësi të familjes së Antonio Foti, dërgon vazhdimisht mbeturina në Bullgari.

Por ajo nuk është e vetmja fije që të çon në Ballkan. I përfshirë në rrjet është dhe Mario Accarino bashkë me vajzën e tij Laura dhe nipin Francesco. Sipas investigimit të “L’Espresso”, Accarino, 61 vjeç, menaxhon kompaninë bullgare “Acar Eco”, ku është aksioner edhe Avni Kadir Musein. Ndërkohë në dokumentat e policisë italiane ai figuron si Krassimir Zlatanski.

Përmes telefonit, Zlatanski/Kadir tregoi se ai e njeh Accarino. Por, shtoi se “Acar Eco” ishte në pronësi të motrës së tij, dhe se ai merrej vetëm me eksportin e mbetjeve të hekurit.

Megjithë problemet me ligjin që prej vitit 2008, Zlatanski nuk i ka ndërprerë lidhjet me Italinë. Një kompani e vogël tregtare në Milano, figuron e regjistruar në emrin e tij.

“Acar Eco”e ka selinë në qytetin e dytë më të madh të Bullgarisë, Plovdiv, dhe është e përfshirë në një rrjet të ndërlikuar aktivitetesh të paligjshme të zbuluara gjatë hetimeve disavjeçare. Së bashku me vëllain e tij, Salvatore, një i arratisur me gjasë në Afrikën e Veriut, Mario Accarino ka mbi shpinë një shumëllojshmëri arrestimesh dhe dënimesh për krime mjedisore.

Në vitin 2019, dy vëllezërve të trafikut iu konfiskua një pasuri miliona dollarëshe, e cila përfshinte ndër të tjera 27 prona dhe 28 llogari bankare në Itali dhe Zvicër. Por sado të pasur që mund të jenë, vëllezërit Accarino nuk janë asgjë krahasuar me vëllezërit bullgarë Atanas dhe Plamen Bobokov, 2 nga sipërmarrësit më të pasur në Bullgari, me një pasuri prej qindra miliona euro.

Vëllezërit Bobokov, janë të akuzuar për trafik të paligjshëm të mbeturinave, dhe ashtu si vëllezërit Accarino, e kanë ndërtuar perandorinë e tyre’ midis Italisë dhe Ballkanit. Rasti i tyre bëri bujë në Sofje majin e vitit të kaluar, për shkak të reputacionit të tyre si të paprekshëm, për shkak të marrëdhënieve të ngushta me politikanët.

‘Perandoria’ e tyre u shemb vitin e kaluar kur të dy përfunduan në burg me akuzën e shpërndarjes së paligjshme në të gjithë vendin te të paktën 7.000 tonë mbetjeve tëndryshme, përfshirë substanca toksike. Nën hetim u përfshiu edhe zëvendësministri bullgar i Mjedisit, Krasimir Zhivkov që u arrestua, dhe Plamen Ouzounov pjesëtar i stafit të ngushtë të presidentit për çështjet ligjore.

Tre vjet më parë, grupi “Monbat” në pronësi të Bobokov, bleu kompaninë “Piombifera”, duke pretenduar të riciklonte bateritë e harxhuara duke nxjerrë plumbin dhe i ripërdorur ato si lëndë e parë. Por gjykatësit në Sofje dyshojnë se ata po i vendosin mbetjet italiane në vend-depozitime të paligjshme.

Në shkurtin e vitit 2020, autoritetet bullgare morën një vendim gjyqësor që solli në refuzimin e 3.700 tonë mbeturinash të ngarkuar në147 kontejnerë. Vëllezërit Bobokov përfunduan në burg. Sasia që ishte pjesë e një dërgese më të madhe me rreth 600 kontejnerë, sapo kishte mbërritur në Varna, kur u rikthye mbrapsht në Salerno.

“Dentice Pantaleone”, kompania e administrimit të mbetjeve që i kishte dërguar mbetjet në Bullgari, u detyrua të përballej me menaxhimin e mbetje vetë veta, duke rrezikuar një katastrofë mjedisore në zonën e Napolit. Sipas versionit zyrtar që vjen nga Bullgaria -dhe që kontestohet nga Italia – parcelat ishin në vende të ndryshme nga ato që ishin deklaruar në letër.

Qeveria bullgare e pezulloi licencën e inceneratorit lokal me qymyr të kontrolluar nga manjati bullgar i energjisë Hristo Kovachki, që punonte me Italinë. Në nëntor 2020, në fushën e lojës hyri një kompani tjetër bullgare,“Blatsiov”. Edhe kjo menaxhohet në fakt nga dy italianë: Ezio Buscè, që tanimë ka vdekur dhe inxhinieri Vincenzo Trassari.

Menaxheri i tretë i “Blatsiov” është bullgari Goran Angelov, që është gjithashtu menaxher i uzinës italiane të menaxhimit të mbetjeve “FCL Ambiente” në Fro sinone, në periferi të Romës. Ky sistem i menaxhimit të mbetjeve, është një rreth i mbyllur me elementë kriminalë italianë të përfshirë në çdo hap të procesit.

Mijëra tonë mbetje do të duhet akoma të hidhen në Itali, dhe ne shpresojmë që kjo të ndodhë pa metodën e depozitimit të përdorur në 2015, kur një anije italiane hodhi 65 tonë mbeturina plastike në det në brigjet e Toskanës.