11:47 / E Hënë, 20 Maj 2024 / k.v

“Trafiku urban” nënshkruan marrëveshje me “Telekomin” e Kosovës

Kryeshefi ekzekutiv i “Trafikut Urban”, Burim Maraj, nënshkroi marrëveshje me menaxherin e shitjes dhe kujdesit në “Telekomin” e Kosovës, Kreshnik Domi.

Sipas një njoftimi nga “Trafikut urban”, marrëveshja synon të ofrojë shërbime për stafin, duke lehtësuar komunikimin, njofton Klankosova.tv.

Maraj konfirmoi edhe njëherë angazhimin e ndërmarrjes për përmirësimin e shërbimeve për të gjithë punonjësit dhe qytetarët.

Domi, u shpreh se janë të lumtur që kjo marrëveshje do të ndihmojë në lehtësimin e përditshmërisë së punonjësve të ndërmarrjes.