Trafikuan armë nga Kosova në Shqipëri, Prokuroria Tiranë dërgon në gjykim 8 shtetas shqiptarë dhe kosovarë
Në përfundim të hetimeve paraprake të procedimit penal nr.1167/2024, 1167/1 dhe 1167/2 në ngarkim të të pandehurve T. Sh., G Ll., E.M. dhe A. M., të akuzuar për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, të parashikuar nga neni 278/6 të Kodit Penal dhe shtetasve E.Th. M.K. B.K. dhe V.O., për veprën penale të “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/a/2 i K.Penal, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë dërgoi në gjyq 8 persona. Tre prej të cilëve, shtetas kosovarë E.Th., B.K., dhe M.K. të cilët me kërkesën e prokurorisë u shpallën fajtorë dhe u dënuan përkatësisht:
– 8 vite burg të shtetasit B.K. për veprën penale ‘Trafikimi i armëve dhe municionit’, parashikuar nga neni 278/a/2 i Kodit Penal;
– 6 vite e 8 muaj burg të shtetasit M.K. për kryerjen e veprës penale ‘Trafikimi i armëve dhe municionit’ parashikuar nga neni 278/a/2 i Kodit Penal;
– 7 vite burg të shtetasit E.Th. për kryerjen e veprës penale ‘Trafikimi i armëve dhe municionit’ parashikuar nga neni 278/a/2 i Kodit Penal.
Ndërkohë për pesë shtetasit e tjerë, çështja u dërgua në gjyq për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/6 të Kodit Penal, ndërsa për shtetasin V.O. për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/a/2 të K.Penal parashikuar nga neni 278/a/2 te K.Penal
Hetimet mbi procedimin penal nr.1167/1 të vitit 2024, nisën pas sinjalizimeve se shtetasit B.K. dhe M.K. kanë blerë një sasi të konsiderueshme armë zjarri të llojit pistoletë ‘Zoraki’ me qëllim trafikimin e tyre drejt territorit të Shqipërisë. Hetimet e zhvilluara nga skuadra e përbashkët hetimore midis Shqipërisë dhe Kosovës, me mbështetjen e Eurojust, çuan në një operacion ndërkombëtar ku u arrestuan 16 persona dhe u sekuestruan 64 armë zjarri dhe municione në të dy shtetet.
Veprimet hetimore, të shoqëruara edhe me përgjimet ambientale për blerjen e simuluar vërtetuan se këta shtetas kanë konsumuar veprën penale për të cilën akuzohen.

