11:41 / E Premte, 07 Shtator 2018 / indeksADMonline

Trafikuan femrën e mitur në Prishtinë, arrestohen pesë persona

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të dyshuar në Prishtinë, nën dyshimin se të njëjtit kanë trafikuar një femër të moshës së mitur dhe e kanë detyruar që e njëjta të kryejë shërbime seksuale.

Femra e mitur është e komunitetit rom ndërsa Policia e Kosovës thotë se po punon për të zbardhur sa më parë rastin, transmeton Indeksonline.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar në strehimore./Indeksonline/